E dashura ime Sputnik!

Sputnik Sweetheart: A Novel




E DASHURA IME,SPUTNIK!

              -HARUKI MURAKAMI.



-KNOCK,KNOCK! Pershendetje "Shkendijuesit" e mi simpatike :) Ju uroj festa sa me te gezuara dhe sa me te lumtura me njerezit tuaj me te dashur.Falni sa me shume dashuri,puthje,perqafime,fjale te bukura,jo vetem kete periudhe por cdo dite te jetes suaj.Jam e sigurt dikush do donte ti degjonte :)
Kam vendosur te bej nje ndryshim te voccckeelll ne lidhje me postimet, sic e shihni po shkruaj ne shqip,cka do thote qe ne rastet kur une lexoj libra ne shqip blogpostet e mia do jene ne shqip e ne rastet kur lexoj anglisht do i shkruaj ato ne anglisht.Do reduktoj ne nje menyre konfuzionin e gjithe "blogreaders-ave" qe nk i terheq shume English language. xp

-Eshte periudhe festash,eshte periudhe dhuratash keshtuqe me shume kenaqesi dhe mega-deshire i bleva vetes autorin tim "love at first sight"Haruki Murakamin.Mund te  tingelloje pak "Goce e ke seriozisht ti mi" edhe poo sic duket, seriozisht e paskam xp Nuk eshte faji im qe Libraria ishte thjesht 10 hapa larg nga vendi ku po pija kafen poorr whatever "ma knaqi zemren thjesht ideja" xp 

-E DASHURA IME,SPUTNIK
Pyetja e pare qe mund tiu vije ndermend ashtu si dhe mua eshte "Cfare eshte Sputnik?/Kush eshte Sputnik?" Emer i pervecem,i pazakonshem,i padegjuar?!
SPUTNIK ishte shkeputur nga kronika e plote e Historise Boterore
1)Ne 4 tetor Bashkimi Sovjetik leshoi satelitin e pare te krijuar nga njeriu,SPUTNIK I, ne republiken e Kazakistanit,i cili u rrotullua rreth tokes per 96 minuta e 12 sekonda.
2)Ne 3 nentor,ne po te njejtin vit u leshua me sukses dhe SPUTNIK II, brenda te cilit u vendos dhe qeni LAIKA.Ky qen u be qenia e pare e gjalle qe u largua nga atmosfera e Tokes,por sateliti nuk u kthye asnjehere ne baze,ndersa Laika u sakrifikua per hir te kerkimeve biologjike ne hapesire.
C'lidhje ka Spuntik me librin? Me titullin e librit?




-Sumire,eshte nje vajze koreane qe aspironte te behej nje shkrimtare ,qe ia doli te mbijetonte nga nje familje disi jo e plote,pasi nena e saj kishte vdekur kur Sumirja ishte akoma e vogel dhe babai i saj ishte martuar me nje grua tjeter qe ne fakt e mbeshteste shume Sumiren.Mbeshtetesi i saj me i madh ne fakt,ishte dhe nje mesues 25vjecar qe jepte mesim ne nje shkolle fillore i cili kishte rene ne dashuri me Sumiren por kjo e fundit nuk ushqente te njejtat ndjenja kundrejt tij.Historia nis ne nje dasem koreane ku Sumire takon nje grua "Miu",17 vjet me e madhe e cila pas disa kohesh e ftoi Sumiren te punonte per te.Ky ishte dhe momenti ku Sumire arrin te ushqeje ndjenja seksuale kundrejt nje femre dhe arriti po ashtu te ndryshoje menyren e veshjes,la cigaren dhe mbi te gjitha INSIPIROHET.
-Shume kohe me vone,Sumire dhe Miu vendosin te bejne nje udhetim neper Europe per arsye biznesi derisa vendosin qe te kalojne disa pushime te mira ne nje ishull Grek.Derisa,nje mengjes ZOTI K (narratori i romanit) merr nje telefonate nga Miu,ku lajmerohet se Sumire ka humbur.K merr menjehere avionin per Athine.Sumire ishte zhdukur dhe jane pikerisht Miu dhe zoti K qe futen ne kerkim duke njoftuar policine dhe shpallur ate te humbur.Miu vendos te marre avionin per ne Tokio per te lajmeruar prinderit e saj dhe policine koreane duke lene per disa dite vetem zotin K ne Greqi.
-Ne kerkime e siper,Zoti K arrin te hyje ne dhomen ku Sumirja flinte per te kontrolluar ne Pc-ne e saj per shenime apo shkrimet qe mund te kishte lene para ikjes se saj derisa ne nje ditar qe gjeti ne valixhen e saj ai zbulon nje diskete me dy dokumenta.Ne diskete ishin dy shkrime ku tregonte ndjesine dhe perjetimet e saj me te fundit ne lidhje me Miun,shefen e saj dhe historine e fshehte qe fshihej pas saj.Por nuk jepej asnje detaj apo info ku ajo mund te kishte shkuar.
-Pas kthimit te zotit K ne Japoni,jeta vazhdon si me pare kesaj radhe ne mungese te Sumires derisa.....
-Si ne cdo veper te Murakamit,fundi eshte i qarte dhe shume preciz.Zoti K merr nje telefonate nga Sumire duke i thene se i fliste nga i njejti vend ku kishte jetuar gjithmone.Zoti K ndihet shume me mire duke i ofruar asaj se do vinte shume shpejt ta merrte atje ku ishte ajo :)
^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^
-Sic duket Murakami nuk deshiron qe ta lere lexuesin ne dileme apo pikepyetje me te medha duke i ofruar gjithmone pergjigjen e rendesishme duke e bere vepren me te lehte,me te zberthyeshme dhe teper reale. 
Kam arritur ne perfundimin qe te lexuarit e veprave te Haruki Murakami nuk eshte nje menyre te lexuari por eshte nje akt i te enderruarit me sy hapur.Ajo cka une shoh eshte nje si nje seri imazhesh surreale te lidhura me njera tjetren nepermjet arsyes.Ajo cfare  ka me shume rendesi eshte ndjesia qe keto pamje te lene,nje shije qe zgjat dhe intensifikohet edhe pse historia ne vetvete mund te kete ato ngritjet dhe uljet e saj.
^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^
E dashura ime,Sputnik-do me ngele gjithmone ne mendje si nje lloj dhimbjeje vetmie.Eshte pak a shume njelloj si te humbesh dicka qe e mendoje si tenden dhe ne fund te kuptosh se ajo gje fundja nuk ishte kurre e jotja.
Sa personale mund te jete nje lidhje me nje te huaj kur nje pjese e tij apo saj do ngelet gjithmone nje mister?
Jeta na mundeson njohjen me shume njerez por ne fund sdo arrijme ti njohim ato aq sa duhet.
A eshte dashuria thjesht nje enderr qe ne e perjetojme per te shmangur realitetin e ekzistences tone te vetmuar?
                              REALITETI VRET!
                   Nderkohe,Enderro me Murakamin nder duar!



Photo

Comments

Popular Posts